Edhe pse burrat mund të djegin më shumë kalori gjatë marrëdhënieve seksuale, sepse ata marrin një rol më aktiv, si burrat ashtu edhe gratë mund të shijojnë përfitimet fizike dhe emocionale të seksit. Gjetjet e fundit tregojnë se meshkujt djegin më shumë kalori gjatë seksit në krahasim me femrat.
Hulumtimet tregojnë se meshkujt djegin mesatarisht 101 kalori për marrëdhënie, ndërsa femrat zakonisht djegin rreth 69 kalori . Ekspertja e seksit në Stanford Health, Profesorja Leah Millheiser ia atribuon këtë ndryshim rolit më aktiv që meshkujt zakonisht luajnë gjatë marrëdhënieve seksuale.
Emily Morse, eksperte seksi dhe drejtuese e podcast-it, duke vënë në dukje se djegia e kalorive mund të ndryshojë shumë në varësi të natyrës së aktivitetit seksual, u shpreh:
Ka, sigurisht, një ndryshim midis pesë minutave seksi dhe seksit të fuqishëm, atletik që zgjat me orë të tëra.
Faktorë të tillë si pozicioni, kohëzgjatja dhe qëndrimi mund të ndikojnë nëse seksi bëhet një stërvitje më intensive. Dr. Jason Karp vlerëson se:
Seksi mund të djegë rreth 3 deri në 4 kalori në minutë.
Ajo këshillon ata që kërkojnë të rrisin qëndrueshmërinë e tyre në dhomën e gjumit, të provojnë pozicione të reja. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se seksi, pavarësisht nga fakti se djeg kalori, nuk është një zëvendësues adekuat për një rutinë të rregullt ushtrimesh.