Health & Beauty

Studim/Numri i vogël i spermatozoideve shton rrezikun nga sëmundje të ndryshme!

Te meshkujt me numër të vogël spermatozoidesh shfaqen probleme të shpeshta shëndetësore, gjë që shton rrezikun nga sëmundjet, ka treguar një hulumtim i ri. Studimi i bërë te 5.177 persona ka treguar që meshkujt me numër të vogël spermatozoidesh më shpesh kanë problem me shtypjen e lartë të gjakut, me kolesterinën “e keqe” dhe me tepricën e yndyrave trupore, gjë që shton rrezikun nga shfaqja e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru.

Numri i vogël i spermatozoideve lidhet me nivelin e ulët të testosteroneve. Autorët e studimit theksojnë që këta meshkuj do të duhej të testonin edhe për probleme të tjera shëndetësore. “Meshkujt sterilë me siguri kanë probleme të tjera shëndetësore të cilat rrezikojnë cilësinë e jetës dhe shkurtojnë jetëgjatësinë”-thekson profesori i endokrinologjisë Dr. Alberto Ferlin.

Vlerësimi i fertilitetit i jep mashkullit rastin e shkëlqyeshëm për verifikim të shëndetit dhe preventivë të sëmundjeve”. Megjithatë, autorët e studimit theksojnë që hulumtimi i tyre nuk tregon që numri i ulët i spermatozoideve shkakton çrregullime metabolike, por që kanë lidhje. Dr.Ferlin thekson që hulumtimi tregon që te meshkujt të cilët kanë probleme me fertilitetin është me rëndësi që të bëjnë edhe kontrolle të tjera.

Një studim i ri sugjeron se burrat që kryejnë punë fizike, si ndërtuesit, kanë një nivel më të lartë pjellorie se ata që punojnë në zyra. Kërkimi ka zbuluar se burrat që angazhohen në aktivitete fizike të rregullta, si ngritja e objekteve të rënda, kanë një numër më të lartë spermatozoidësh krahasuar me ata që bëjnë punë më pak fizike.

Studimi u krye nga Dr.Lidia Mínguez-Alarcón, epidemiologe në Brigham dhe Spitalin e Grave në SHBA, e cila theksoi se aktiviteti fizik në punë mund të kontribuoni në përmirësimin e shëndetit riprodhues mashkullor. Ajo shtoi se, ndërsa dihet që ushtrimi fizik ka përfitime të shumta për shëndetin, ky studim është një nga të parët që shqyrton ndikimin e faktorëve profesionalë në fertilitetin mashkullor.

Së fundmi, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh botoi disa kërkime që tregonin se numri i spermatozoidëve ishte përgjysmuar në mbarë botën në 50 vitet e fundit dhe se trendi po përshpejtohej. Natyrisht kjo ngjalli shqetësim. Rënia, paralajmëruan profesorët Hagai Levine dhe Shanna Swan, mund të bëhet një problem i madh i cili mund të ketë potencialin për të “kërcënuar” mbijetesën e njerëzimit.