Health & Beauty

Studim/Një test i ri gjaku mund të parashikojë rikthimin e kancerit të gjirit përpara se të shfaqen simptomat!

Një test i ri gjaku mund të parashikojë rrezikun e rikthimit të kancerit të gjirit tre vjet përpara se ndonjë tumor të shfaqet në skanime. Këtë ka treguar një zbulim i madh që mund të ndihmojë më shumë gra të mposhtin sëmundjen e rëndë. Ndonëse trajtimi për kancerin e gjirit është përmirësuar në dekadat e fundit, kanceri shpesh kthehet.

Hulumtimi i paraqitur në konferencën më të madhe në botë për luftimin e kancerit, ka treguar se një biopsi e lëngshme e personalizuar mund të sigurojë një shenjë paralajmëruese shumë të hershme se kanceri po kthehet. Rezultatet nga një testim mund të ndihmojnë se cilat gra kanë nevojë për terapi parandaluese dhe cilët pacientë mund të kursehen nga terapitë.

Testi zbulon sasi të vogla të ADN-së së kancerit në qarkullimin e gjakut. Rezultatet e testimit treguan se mund të parashikohet me saktësi rrezikun e rikthimit të kancerit, muaj apo edhe vite përpara se të fillojnë të shfaqen shenjat ose simptomat e zakonshme. Studiuesit në qendrën kërkimore të Breast Cancer Now Toby Robins në Londër ishin në gjendje të identifikonin çdo pacient në testim, të cilëve iu rishfaqën simptomat. Koha mesatare e rikthimit të kancerit ishte 15 muaj, derisa më e gjata ishte 41 muaj.

“Zbulimi i hershëm është një nga armët tona më të mëdha kundër kancerit të gjirit dhe këto gjetje fillestare, të cilat sugjerojnë se testet mund të jenë në gjendje të zbulojnë shenja të përsëritjes së kancerit të gjirit gjatë një viti përpara se simptomat të shfaqen, janë tepër emocionuese”-tha Simon Vincent, drejtor i kërkimit te kjo qendër.

Ndërkaq, shkencëtarët thonë se kanë bërë një zbulim në kërkimin e kancerit të gjirit, pasi zbuluan se si të ruani indet jashtë trupit për të paktën një javë. Studimi, i cili u financua nga shoqata bamirëse Prevent Breast Cancer me bazë në Britaninë e Madhe, zbuloi se indet mund të ruhen në një xhel të veçantë. Kjo metodë do t’i ndihmojë shkencëtarët të identifikojnë trajtimet më efektive të barnave për pacientët.