Raporti i fundit i titulluar ‘No Smoke, Less Harm’, publikuar nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë të shëndetit, tregon se, pavarësisht se niveli i konsumit të nikotinës është i njëjtë, Suedia ka ndjeshëm norma më të ulëta të sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen në krahasim me vendet e tjera evropiane. Ky studim mbi shëndetin, flet për përqindjen e konsumit të nikotinës në Suedi në krahasim me vendet e tjera të unionit. Studimi konfirmon se përdorimi i nikotinës nuk është faktori kryesor në zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me duhanin, por është pikërisht mënyra sesi e konsumojmë nikotinën ajo që ndikon në shëndetin e konsumatorëve.
Studimi tregon se pavarësisht se konsumi i nikotinës në Suedi nuk është më i ulët se mesatarja evropiane, vendi ka një normë 41% më të ulët të kancerit të mushkërive dhe gjysmën e vdekjeve nga sëmundjet që lidhen me duhanpirjen në krahasim me shtet e tjera të unionit. “Ndryshimi midis konsumit të duhanit dhe përdorimit të produkteve pa tym është thelbësor. Ndonëse nikotina krijon varësi ajo nuk shkakton sëmundje serioze që lidhen me duhanpirjen. Kërkimi ynë mbështet kalimin te alternativat më pak të dëmshme për ata duhanpirës që nuk arrijnë ta lënë plotësisht duhanin’’-thotë profesori, Karl Fagerstrom, ekspert i shëndetit publik dhe bashkëpunëtor në përgatitjen e raportit ‘No Smoke, Less Harm’.
Raporti thekson se miratimi i strategjive të ngjashme për reduktimin e dëmit mund të jetë vendimtar për vendet e tjera që luftojnë me efektet e dëmshme të tymit të duhanit. Raporti ‘No Smoke, Less Harm’ është një kontribut i përbashkët i ‘Smoke Free Sweeden’ i cili është një rrjet global i përbërë nga ekspertë të shëndetit të cilët zhvillojnë zgjidhje për problemet që lidhen me shëndetin. Duhani nuk dëmton vetëm zemrën, mushkëritë dhe trurin por gjithashtu dëmton edhe pamjen e jashtme. Një duhanpirës ka gjasa të ketë gjithmonë qeska poshtë syve. Gjithashtu, ka 4 herë më tepër gjasa sesa një jo-duhanpirës për të mos bërë një gjumë të qetë. Pirja e cigareve përshpejton plakjen duke kontribouar në krijimin e rrudhave.