Lajmet e fundit

Studim i ri: Tatuazhet forcojnë sistemin imunitar!

Studimet kanë treguar se nëpërmjet tatuazheve, sistemi juaj imunitar bëhet akoma dhe më i fortë. Gjithçka duhet të bëni është ta mendoni tatuazhin si një ushtrim për qelizat tuaja imune. Kur ju vendosni që të bëni një tatuazh, artisti e krijon atë nëpërmjet pickimeve të shumta të imta në dy shtresat kryesore të lëkurës suaj; epidermën dhe dermis me një gjilpërë me ngjyrë. Këto pickime çojnë në një forcë të quajtur “veprim kapilar” që tërheq ngjyrën thellë poshtë në dermin tuaj duke zgjuar kështu kambanat e alarmit për sistemin tuaj imunitar, i cili duhet të fillojë të reagojë.

Sistemi juaj imunitar mbrohet nga një ushtri të qelizave të bardha të gjakut të quajtura makrofagë të cilat luftojnë qelizat e huaja të ngjyrës. Por pigmenti i tatuazhit nuk mund të shkatërrohet aq lehtë sa një virus ose bakter, kështu që, përkundrazi, grimcat e ngjyrës varen rreth makrofagëve, derisa të vdesin dhe të lëshojnë përmbajtjen e tyre, të cilat thjesht do të konsumohen përsëri nga një brez i ri i luftëtarëve imunë.

Ndërkohë, një linjë sekondare e mbrojtjes e quajtur një përgjigje adaptive shkakton krijimin e proteinave specifike imunoglobulinë që do të qarkullojnë në rrjedhën e gjakut për të mbrojtur kundër viruseve që futen në organizëm. Në vitin 2016, Christopher Lynn dhe kolegët e tij testuan pështymën e njerëzve për imunoglobulinën para dhe pas seancave të tatuazheve.

Ata zbuluan se njerëzit që kishin më shumë përvojë në tatuazhe, panë nivele më të larta të imunoglobulinave pas seancës, duke sugjeruar një reagim më të fortë imunitar për ata me një numër më të madh tatuazhesh. Pra, këto qeliza, duke u ngacmuar shpesh dhe duke qenë gjatë gjithë kohës aktive, krijojnë një “mur mbrojtës” kundrejt çdo bakteri ose virusi të mundshëm, duke minimizuar kështu sëmundjet nga të cilat mund të preket organizmi.

Edhe pse tatuazhet janë diçka e zakonshme, në disa vende të botës nuk është e njëjta gjë. Megjithatë, ka vende ku mund të futeni në telashe të mëdha nëse keni tutazhe. Diçka e tillë mund të gjendet në Burma ose Sri Lanka. Edhe pse tatuazhet janë të pranueshme, ekziston një përjashtim. Është e ndaluar të pikturohet Buda në trupin e dikujt, pasi kjo konsiderohet e paligjshme.