Jemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës dhe i ftohti ka “trokitur” në derën e gjithësecilit. Me siguri disa persona e kanë bezdi motin e ftohtë bashkë me problemet shëndetësore që ai sjellë me vete. Kur flasim për probleme shëndetësore nuk e kemi fjalën vetëm te gripi apo rrufa. Së fundmi sipas një studimi, gratë me gjinj të mëdhenj mund të kenë më shumë se një justifikim për t’u sëmurur gjatë stinës së ftohtë.
Kjo për shkak se studimet e reja kanë zbuluar se këto gra e vuajnë të ftohtin më shumë se ato që kanë një gjoks normal. Në fakt, bustet më të mëdha rezultojnë në infeksione të frymëmarrjes që duan dy herë më shumë kohë për t’u pastruar. Kjo sipas hulumtimit të botuar në revistën “Archives of Sexual Behaviours”.
Studimi zbuloi që gratë me gjinj të mëdhenj mbartin simptoma të ftohjes, kollës dhe gripit për një mesatare prej 8.3 ditësh krahasuar me vetëm 3.8 ditë për ato me bustin normal. Ato me gjinj më të mëdhenj ishin gjithashtu 56 herë më të prirura për të përdorur një seri antibiotikësh.
Studimi tha se gjinjtë më të mëdhenj mund të çojnë në një sistem imunitar më të dobët. Mendohet se yndyra e ruajtur tek gjinjtë mund të dobësojë sistemin imunitar për shkak të niveleve më të larta të hormonit leptin, gjë që e bën më të vështirë rikuperimin nga ftohjet dhe infeksionet e gjoksit.
Hulumtimi, i cili anketoi më shumë se 400 gra të reja mbi simptomat dhe kohëzgjatjen e ftohjes, gripit dhe infeksioneve të tjera të frymëmarrjes që kishin përjetuar në tre vitet e fundit, thotë se:
Madhësia e gjirit ishte e lidhur pozitivisht me infeksionet e frymëmarrjes.
Ndërkaq, të gjithë e dimë se mënyra e duhur për të arritur një orgazmë është stimulimi i pjesës që keni mes këmbëve, por shumë harrojnë një pjesë tjetër tepër erogjene në trupin tonë që janë thithkat. Një seksolog, Dr. Janet Brito, ka treguar se femrat mund të përjetojnë një orgazëm shumë të fuqishme vetëm falë stimulimit të thithkave.
Diçka e tillë mund të arrihet dhe pa penetrimin e organit mashkullor por dhe pa stimulimin e jashtëm të vaginës, klitorit. Një orgazëm e këtij lloji arrihet vetëm me anë të prekjes së gjoksit në intensitetin e duhur duke variuar nga femra.