Një aromë e njohur mund t’i ndihmojë personat me depresion që të kujtojnë më lehtë momente nga e kaluara sesa shenjat verbale. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i fundit i publikuar në JAMA Network Open. Për njerëzit me çrregullim depresiv (MDD), një erë e njohur mund t’i ndihmojë ata që të risjellin në kujtesë çaste autobiografike dhe potenciale që ndihmojnë me trajtimin e shëndetit mendor.
“Çështja kryesore e këtij studimi është se individët me depresion kanë kujtime specifike dhe kujtime pozitive, por ata thjesht kanë vështirësi në qasjen ndaj tyre,”-thotë Kymberly Young, një profesor i psikiatrisë. “Duke përdorur aromat, ne mund t’i ndihmojmë ata të kenë akses në këto kujtime,”–shtojnë studiuesit.
Të jesh në gjendje të qasesh në kujtime specifike është e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve dhe rregullimin e emocioneve. Nëse mund t’i ndihmojmë individët me depresion të kenë akses në kujtime specifike, ata duhet të jenë në gjendje t’i përdorin ato kur është e nevojshme dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.
Në studim, ekipi i studiuesve vëzhgoi 32 individë mes moshës 18 dhe 55 vjeç, të cilët kishin një diagnozë depresioni. Pjesëmarrësve iu dhanë 12 mostra aromash në kavanoza qelqi. Më pas atyre iu kërkua të kujtonin një diçka specifike për secilën duke i përshkruar me 12 fjalë të ndryshme. Kujtimet e shkaktuara nga aromat ishin më specifike se ato nga shenjat verbale.
Pjesëmarrësit ishin më të prirur që të risillnin në mendje kujtime pozitive dhe më pak ato negative dhe kjo u dha atyre emocione më të forta, pavarësisht probleme të depresionit. Duket se disa lloje kujtimesh ka të ngjarë të jenë më të dobishme në zbutjen e depresionit, se çdo seancë terapie, kure apo qasjeje përmirësimi ndaj kësaj sëmundjeje.