Groenlanda po humb mesatarisht 30 milionë tonë akull në orë për shkak të ndryshimeve klimatike që është 20% më shumë sesa mendohej më parë, ka zbuluar një studim. Disa shkencëtarë janë të shqetësuar se ky burim shtesë i ujit të ëmbël në veri të Atlantikut mund të nënkuptojë një kolaps të rrymave oqeanike është më afër fillimit, me pasoja të rënda për njerëzimin.
Humbja e madhe e akullit nga Groenlanda si rezultat i ngrohjes globale është regjistruar për dekada. Teknikat e përdorura deri më sot, të tilla si matja e lartësisë së shtresës së akullit ose peshës së saj nëpërmjet të dhënave të gravitetit, janë të mira në përcaktimin e humbjeve që përfundojnë në oqean dhe e çojnë lart nivelin e detit.
Në studim, fotot satelitore u analizuan nga shkencëtarët për të përcaktuar pozicionin përfundimtar të akullnajave të shumta të Groenlandës çdo muaj nga 1985 deri 2022. Kjo tregoi humbje të madhe dhe të përhapur dhe në total arriti në 30 milionë tonë akull të humbur.
Një studim i kohëve të fundit sugjeroi se kolapsi mund të ndodhë në vitin 2025, në skenarin më të keq. Një pjesë e konsiderueshme e vetë shtresës së akullit të Groenlandës mendohet gjithashtu nga shkencëtarët se është afër shkrirjes së pakthyeshme, me akull ekuivalent me një deri në dy metra rritje të nivelit të detit.
Ndërkaq, erozioni po shpërbën ajsbergun më të madh në botë, i cili disa muaj më parë u emërua nga shkencëtarët si “A23a”. Një anije e drejtuar nga kompania e ekspeditave “Eyos” mbërriti së fundmi pranë “A23a” dhe gjeti shpella dhe harqe të mëdha në muret e saj të ngrira, sipas BBC. Ajsbergu po shpërbëhet nga ajri i ngrohtë dhe ujërat sipërfaqësore, ndërsa po largohet ngadalë nga Kontinenti i Bardhë.