Tech

Studentët nuk do të mashtrojnë më…/OpenAI me objektiva të reja!

Kompania OpenAI ka konfirmuar raportet se po mendon të prezantojë një vegël, detyra e të cilit është të zbulojë esetë e shkruara nga ChatGPT me një përqindje të lartë saktësie. Është një ‘watermark’, i cili do të tregonte përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale. “Ekipet tona kanë zhvilluar një metodë të shënjimit të tekstit dhe ne vazhdojmë ta konsiderojmë këtë mundësi ndërsa eksplorojmë alternativa”-tha OpenAI në një deklaratë. Megjithatë, ‘watermarku’ është vetëm një nga disa zgjidhje të mundshme, duke përfshirë klasifikuesit dhe meta të dhënat, të cilat ajo i konsideroi si pjesë të kërkimit të gjerë mbi origjinën e tekstit.

Kjo metodë është shumë precize në situata të caktuara, por nuk është shumë efikase në rastin e formave të caktuara të manipulimeve të paautorizuara si përdorimi i sistemeve të përkthimit, riformulimi me një model tjetër gjenerues ose kërkimi i modelit për të futur një karakter të veçantë midis çdo fjale dhe pastaj të fshihet ai karakter. “Kjo mund të stigmatizojë përdorimin e teknologjisë së AI si një mjet i dobishëm shkrimi për ata që gjuha angleze nuk është gjuhë amtare”0tha kompania.

Rikujtojmë, se modaliteti Voice i përmirësuar i shumëpritur i CHATGPT i mundësuar nga sistemi më i zgjuar i AI i kompanisë është pothuajse gati. OpenAI ka njoftuar se veçoritë e reja të zërit të cilat lejojnë biseda si njerëzore do të shfaqen javën e ardhshme. E gjitha mundësohet nga GPT-4o, një model i madh gjuhësor që u zbulua në maj. Si pjesë e demonstrimit, OpenAI ka shfaqur demonstrime mahnitëse të modalitetit të ri të zërit në veprim. Në një arritje veçanërisht mbresëlënëse, chatboti ishte në gjendje të përkthente në kohë reale për dy njerëz që flisnin gjuhë të ndryshme duke i lënë ata të zhvillonin një bisedë. Bëhet e ditur se GPT-4o i OpenAI është i disponueshëm tani për biseda të bazuara në tekst dhe modaliteti i përmirësuar i zërit vjen javën e ardhshme.