Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë ndarje në showbiz. Mjafton të kujtojmë bujën e madhe që po bën ndarja e Pique dhe Shakira-s, apo Francesco Totti-t me Ilary Blasin, Icardi dhe Wanda Nara etj. Për shumë mund të duken normale këto ndarje, por jo për dikë që di nga astrologjia. Shkak i kësaj atmosfere është pikërisht Plutoni. Venusi në Peshoren e orientuar drejt partneritetit ka marrë një vizitë të padëshiruar nga Plutoni i etur për pushtet në Bricjap.
Nën këtë lloj kombinimi kozmik, shanset janë të larta për tensione në marrëdhënie ose ndarje dhe veçanërisht tani që jemi vetëm disa ditë larg nga eklipsi diellor i 25 tetorit. Kjo është dhe arsyeja që situatat këto ditë duhet të merren më lehtë, pa nxitur debate sepse problemet gjatë kësaj kohe janë të pashmangshme. E rëndësishme është se si i përballojmë ato.
Eklipsi diellor i cili do të ndodhë më 25 Tetor 2022 konsiderohet astrologjikisht një ngjarje e rëndësishme që sjell ndryshime të shumta. Dielli hyn në shenjën e Akrepit më 23 tetor dhe do të jetë aty deri më 21 nëntor. Kjo periudhë do të jetë shumë e fuqishme dhe do të vini re shumë ndryshime në jetën tuaj. Eklipsi i fundit i vitit ishte eklipsi hënor në shenjën e Akrepit më 15 maj. Megjithatë, duke qenë se eklipset ndodhin tek Demi dhe Akrepi, do të ketë ndryshime që përfshijnë para, përgjegjësi, xhelozi dhe sekrete tek të gjitha shenjat e zodiakut. Lexoni për më shumë…
Ndërkaq, nëse mendonit se Mërkuri retrogradë mbaroi, prisni se kemi një tjetër retrogradë e këtë herë ndodh me planetin Mars. Marsi sundon shtytjen dhe energjinë tuaj. Ju nuk mund të funksiononi në mënyrën më të mirë. Prandaj kur ky planet të shkojë retrogradë do të ndihemi paksa të ngadaltë dhe mund të mos jemi në krye të gjërave, por në fakt ky tranzit ofron disa mundësi mësimi.