Showbiz

Stresi zbulon datën e publikimit të këngës së re

Kohët e fundit Stresi ka qenë shumë i përfolur nga mediat që pas daljes së tij në protestën për Klodianin dhe deklaratat kërcënuese për kryministrin Rama.

Reperi i njohur vitin 2020 po e mbyll me një projekt të ri muzikor, edhe kësaj radhe bëhet fjalë për një bashkëpunim.

Ai bëri të ditur se kënga e re e tij titullohet “Gang Shit”, ndërsa vjen në bashkëpunim me Anestezionin dhe One T.

Ky projekt do të publikohet të premten më 25 dhjetor në orën 20:00.