Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.
Mirëpo, duket se në këtë rikthim tijin ka vendosur të sjellë projekte shumë interesante. Pak orë më parë, Stresi ka zbuluar për ndjekësit e tij se do të lansojë shumë shpejt një bashkëpunim me një artist të njohur ndërkombëtarisht, megjithëse nuk e zbuloi emrin e tij/saj. Gjithashtu, reperi na ka treguar dhe një sekuencë të shkurtër nga pjesa e tij të këtij dueti.
E nxorra pa leje, por nuk munda ta mbaj sekret. Është bashkëpunim ku jam i ftuar, por e kam dashuruar këtë këngë prej herës së parë që e kam dëgjuar. Në ditët në vijim do ta zbulojmë por do t’ju them se do ndryshojë loja këtë verë.
Para disa ditësh, në ditëlindjen e tij reperi lansoi projektin më të ri muzikor ‘CoCo’ që e solli në bashkëpunim me Flor Bana. Prej ditësh, Stresi e kishte paralajmëruar surprizën e tij më të re me një videoklip shumë provokues, megjithatë zgjodhi t’jua bëj si dhuratë ndjekësve të tij me rastin e 35- vjetorit. Diçka që na tërhoqi vëmendjen është një pjesë ku reperi shfaqet në një dhomë hoteli në momente shumë romantike me një modele që u dyshua se ishte e dashura e re e tij..