Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi është rikthyer sërish me projekte të reja në muzikë.
Vetëm pak më parë me anë të një postimi në ‘Instastory’, reperi ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve. Stresi ka postuar një foto të tij me një shkrim paralajmërues, të cilin nuk e dimë se kujt mund ti drejtohet me këto fjalë:
Ujërat nuk do të jenë të qeta!
Reperi njihet për deklaratat e tij të bujshme që bën herë pas here lidhur disa situatave të caktuara që nuk kalojnë asnjëherë pa u vënë re, një ndër to ka qenë edhe ajo para pak kohësh, ku Stresi dha një deklaratë ‘bombë’.
Artisti ka paralajmëruar se do të sjellë shumë projekte të reja muzikore me disa nga bashkëpunëtorët e tij, producentin Alandy dhe Flor Banën. Duket se Stresi e ka marrë shumë seriozisht këtë sezon veror pasi na paralajmëroi një verë të nxehtë.