Film & Tv

‘Stranger Things’ nuk mjafton, Netflix humb 1 milionë abonentë!

Pas një mbretërimi të gjatë si platforma më e përdorur për filma dhe seriale Netflix po përballet me një luftë të ashpër për të ruajtur pozicionin.

Netflix humbi pothuajse 1 milion abonentë midis prillit dhe korrikut, pasi numri i njerëzve që largoheshin nga shërbimi u përshpejtua. Por kjo shifër  nuk ishte aq sa kishte frikë gjiganti i transmetimit.

I pyetur se çfarë mund të ketë ndaluar rënien e mëtejshme të abonimeve, shefi ekzekutiv i firmës, Reed Hastings, tha: “Nëse do të përmendja vetëm një gjë , do të ishte seriali “Stranger things”.

Sezoni i ri i dramës hit ka qenë një sukses fenomenal dhe mund të ketë ndihmuar në ndalimin e eksodit të klientëve të Netflix.

Kompania raportoi humbjen e parë të abonentëve që nga viti 2011 në prill, lajm që u pasua nga qindra shkurtime të vendeve të punës dhe një rënie e mprehtë e çmimit të aksioneve të saj.

Humbjet e abonentëve të raportuara të martën ishin më të mëdhatë në historinë e firmës, me SHBA-në dhe Kanadanë me numrin më të madh të anulimeve në tremujor, të ndjekur nga Evropa.

Ky është një ndryshim i fortë për Netflix-in, i cili gëzoi vite rritjeje në dukje të pandalshme, pasi revolucionarizoi mënyrën se si njerëzit në mbarë botën argëtoheshin.