Celebrities Gossip Showbiz

“Stop vrasjes së kuajve”/Bella Hadid vjen me një mesazh emocionues!

Së fundmi, modelja e njohur Bella Hadid ka postuar në rrjetin e saj social Instagram në lidhje me një kauzë të rëndësishme. Bella ka bërë thirrje që të miratohet një projektligj që do të mbrojë të drejtat e kuajve, shumë prej të cilëve transportohen, në kushte të mjerueshme, në vendet ku lejohet therja dhe konsumimi i tyre.

Hadid ka postuar një foto të saj duke përqafuar një kalë dhe në të njëjtin postim një video tronditëse nga thertoret. Siç shpjegon ajo aktualisht ekziston një projektligj që mund t’i japë fund torturimit dhe vrasjes së këtyre krijesave të bukura:

Dua t’i shpëtojë nga transportimi dhe nga kushtet e tmerrshme, në vendet e huaja, ku theren! Për më shumë se njëzet vjet, mbi një milion kuaj tanë ikonë amerikanë janë transportuar në Meksikë dhe Kanada, në kushte barbare, për të përfunduar në tryezat e vendeve të pasura evropiane. Ata ngarkohen në kamionë ku udhëtojnë për në thertore për 7-8 ditë pa ushqim dhe ujë. Shumë vdesin ose lëndohen rëndë gjatë rrugës për shkak të praktikave çnjerëzore të transportit. Fatkeqësisht, ardhja e tyre në thertore i rezervon edhe më shumë terror. Në pamundësi për të qëndruar, me këmbët e përparme të lidhura, tërhiqen zvarrë dhe më pas priten të gjallë. Të tjerat i qëllojnë në kokë, por në të shumtën e rasteve për shkak të formës nuk e godasin objektivin herën e parë. Ata varen me kokë poshtë dhe copëtohen të gjallë, duke rezultuar në torturën e tyre që zgjat deri në tetë minuta. Kuajt amerikanë kanë luajtur një rol kyç në historinë tonë dhe janë kafshë madhështore, të buta, që nuk e meritojnë një trajtim të tillë. Është një mjet i fuqishëm shërues për veteranët, njerëzit me PTSD, ankth, depresion dhe miqtë më të mirë të fëmijëve.

https://www.instagram.com/p/CivjPoSAFY4/

Rikujtojmë, se modelja ka rrëfyer së fundmi se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit. 25-vjeçarja ka mbështetur hapur Palestinën ku ka lindur babai i saj.