Me ardhjen e pranverës vjen edhe dëshira për të bërë disa ndryshime rreth pamjes, dhe kjo ndodh më së shumti me vajzat. Duke qenë se pandemia na ka kufizuar disi me vajtjen në palestër dhe përkushtimit ndaj formave trupore, asgjë nuk na ndalon që të paktën t’i vëmë ‘flakën’ flokëve.
Javët e fundit kemi parë shumë bukuroshe bionde që kanë hequr dorë nga flokët e tyre të arta për të provuar diçka të re. Ngjyrat e kuqe, bronz, karrotë duket se po bëhen trendi i ri i ngjyrës së flokëve dhe vajzave po u pëlqen shumë. Sigurisht, kur bëhet fjalë për tendenca të reja mode, gati të gjitha u bashkohemi për t’i provuar. E nëse nuk na pëlqen, asgjë nuk na ndalon t’i ndryshojmë përsëri. Më poshtë gjeni disa nga personazhet tonë të preferuara të ekranit që kanë guxuar të ndryshojnë ngjyrën dhe stilin e flokëve.
Xhemi Shehu
Pak ditë më parë look-u i ri i Xhemit bëri xhiron e rrjetit. Moderatorja bukuroshe mori vendimin që të ëmbëlsojë ngjyrën e flokëve të saj duke e kthyer pak si në karamel. Të gjithë e adhuruan këtë ndryshim dhe Xhemi mori vetëm reagime pozitive.
https://www.instagram.com/p/CNAGqYMh8rp/
Luana Vjollca
Vitet e fundit, fakti se Luana ishte bionde ishte një detaj me të cilin ishim mësuar tashmë por duket se ylli i “Shiko Kush Luan” ishte mërzitur nga ky fakt. Vetëm ditën e kaluar ajo bëri ndryshimin drastik duke prerë flokët shkurt e duke i bërë ato bronz.
Rina Balaj
Reperja nga Kosova është një ndër ato vajza guximtare të cilat gjithmonë ka eksperimentuar me modelin dhe ngjyrën e flokëve. Duke qenë se Rina i ka provuar gati të gjitha ngjyrat. Kohët e fundit ajo është fokusuar tek trendi i momentit. Nëse bëni një vizitë në profilin e saj në Instagram do të vëreni se ngjyra prej korali apo ‘pjeshke’ bën kontrast tek fotot e saj.
Bebe Rexha
Me lançimin e projektit të saj më të ri muzikor “Jealous”, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u shfaq me një look krejt ndryshe. Gjatë klipit ranë menjëherë në sy flokët e saj të kuqe flakë që duhet theksuar se i shkonin shumë. Mirëpo, yllit të muzikës i iku shpejt dëshira për ta mbajtur këtë ngjyrë duke iu rikthyer biondes.
Tea Trifoni
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” pas daljes nga ky spektakël vendosi të eksperimentojë me flokët pa u menduar 2 herë. Gjatë lidhjes me Beartin, pamë një tea me flokë ngjyrë karrote që duket se i shkonte shumë por ama pas ndarjes me të, ajo iu rikthye flokëve të kafta. Duket se ditët kur Tea ishte bionde kanë përfunduar.
Sara Malaj
Edhe Sara ashtu si Tea duket po përjeton një periudhë tranzicioni sa i përket ngjyrës dhe stilit të flokëve. Ende nuk e kemi të qartë nëse kjo është dëshira e vajzave për t’u shfaqur gjithmonë ndryshe në ekran apo presioni i të qenit në qendër të vëmendjes. Megjithatë edhe Sara dukej mjaft tërheqëse me flokë ngjyrë bronzi. Hera herës ajo e ndryshon ngjyrën gjatë shfaqjes në “Për’puthen” ku një herë vjen bionde, një herë brune.
Era Istrefi
Për Era Istrefin, ditët kur i kishte flokët e zjarrta kanë përfunduar ama askush nuk mund ta harrojë look-un e vitit të kaluar. Ishte një periudhë e shkurtër kur Era i kishte flokët gati “Portokalli” e duke qenë një artiste që gjithmonë shfaqet ndryshe, edhe kjo pamje u përqafua menjëherë nga ndjekësit e saj.