Design

Stili japonez, trend-i më i popullarizuar në dizajnin e brendshëm të shtëpisë!

Nëse jeni duke dekoruar shtëpinë tuaj ose po prisni ta bëni për pak kohë, së fundmi është bërë e ditur se stili japonez për dekorimin e brendshëm do të jetë shumë i popullarizuar këtë vit. Ky stil ka një ndërthurje të dizajnit japonez dhe minimalizmin skandinav.

Theksi kryesor në këtë stil është në mobiliet funksionale, minimalizmin, materialet natyrore, linjat e thjeshta dhe ngjyrat neutrale. E gjithë ideja është të formojmë një hapësirë në të cilën do të ndihemi këndshëm dhe rehat.

Çështja është të ndiqni rregullin “më pak është më shumë”, që do të thotë të zgjedhësh disa detaje mbresëlënëse, ndërsa të tjerat t’i reduktoni. Zgjedhjet më të shpeshta, kur bëhet fjalë për këtë trend, janë ngjyra bezhë dhe e bardha. Veprat e artit janë gjithashtu një mënyrë fantastike për të ringjallur trendin. Kërkoni piktura neutrale dhe abstrakte për të kompletuar hapësirën.

Ky trend ka për qëllim gjetjen e bukurisë në papërsosmëri, të tilla si detaje të bëra prej druri të papërpunuar ose detaje të pikturuara me dorë.