Steven Spielberg dhe Kate Capshaw kanë dhuruar plot një milion dollarë për të mbështetur Ukrainën pas pushtimit rus. Nëpërmjet fondacionit të tyre “Hearthland”, çifti kanë ndarë paratë për disa organizata në dhe afër Ukrainës, duke përfshirë: ‘Polish Red Cross’, ‘Polish Humanitarian Action’, ‘World Central Kitchen’, ‘Hebrew Immigrant Aid Society’ dhe ‘Urgent Action Fund’.
Të famshëm në mbarë botën po bëjnë çmos për të ndihmuar Ukrainën në mes të pushtimit të Rusisë dhe sulmeve nga kombi i udhëhequr nga Vladimir Putin, të cilat kanë vazhduar për 23 ditë. Shumë prej tyre e kanë dënuar luftën, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Ukrainën dhe disa kanë vazhduar t’u ofrojnë ndihmë ukrainasve në mes të kohërave sfiduese.
Të fundit që e bënë këtë ishin Steven Spielberg dhe Kate Capshaw. Çifti ka dhuruar 1 milion dollarë për përpjekjet e ndihmës në Ukrainë në mes të luftës. Çifti i bashkohet listës së njerëzve që kanë ofruar ndihmë për përpjekjet e ndihmës në Ukrainë ditët e fundit.
CEO i ‘Netflix’, ‘Reed Hastings’, ‘Paramount Global’ kanë dhënë kontribute prej 1 milion dollarësh secili ndërsa ‘WME’ anuloi festën e saj vjetore të Oscars për të bërë një donacion prej 1 milion dollarësh. Aleanca Ndërkombëtare e Punonjësve të Skenës Teatrale (IATSE) bëri një donacion prej 25,000 dollarë për kauzën.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës që bëri që më shumë se një milion refugjatë të iknin nga vendi i tyre, shumë nga yjet e Hollywood-it kanë qenë të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre kundrejt shtetit ukrainas. Në fillim të këtij muaji, Mila Kunis, e cila ka lindur në Ukrainë dhe bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher, nisën një fushatë ‘GoFundMe’ për të mbledhur 30 milionë dollarë që të ndihmojnë familjet ukrainase.
Së fundmi, David dhe Victoria Beckham kanë premtuar se do të dhurojnë 1 milion paund për të ofruar ndihmë për popullin e Ukrainës. David nisi një apel urgjent për UNICEF që të ndihmojnë dhe t’i mbështesin fëmijët e prekur në vendin që u shkatërrua nga lufta. Burime pranë çiftit zbuluan për ‘MailOnline’ se David dhe Victoria kanë dhuruar 1 milion paund nga paratë e tyre për nismën e bamirësisë.