Aktualitet

Stërvitja me britanikët, Lordi Peach: Korridori 8 me rëndësi strategjike!

Në stërvitjen “Austere Wolf – 24”, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, vlerësoi bashkëpunimin me Forcat e Armatosura shqiptare. Ndërkaq, e cilësoi “faktor në forcimin e masave për rritjen e sigurisë në rajon e më gjerë”.

Duke marrë fjalën në aktivitetin, “Dita e Vizitorëve të Shquar” në stërvitjen e përbashkët ushtarake mes trupave shqiptare dhe britanike “Austere Wolf – 24”, Peach tha se “me luftën që po ndodh në Ukrainë është e rëndësishme të kujtojmë rëndësinë e sigurisë në Europë”.

Gjermania nuk do t’i heqë kufizimet ndaj Ukrainës mbi përdorimin e armëve gjermane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, pavarësisht lutjeve të Kievit. Në Nju Jork ku merr pjesë në punimet e javës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Scholz u shpreh se nuk do ta bëjnë këtë dhe kanë arsye të mira.

Shteti gjerman shtoi nuk do t’i japë Ukrainës as raketa lundruese Taurus nga frika se “kjo do ta rriste dukshëm rrezikun për përshkallëzimin e luftës”. Ndërkaq, Amerika, Britania dhe Franca e furnizuan Ukrainën me raketa lundruese, që mund ta godasin deri në 300 kilometra distancë. Por, po shqyrtojnë vendimin nëse do ta lejojnë apo jo Kievin t’i përdorë më në brendësi të Rusisë.

Ndër të tjera, Peach u ndal në rëndësinë strategjike të Korridorit 8, që lidh rrugët, portet, infrastrukturën dhe siç u shpreh ai, “është shumë i rëndësishëm pasi bën të mundur që Aleanca të lëvizë me shpejtësi”.

Ne punojmë me FA-në në një histori prej 100 vitesh dhe jemi të lumtur që shohim studentët shqiptarë që marrin diploma në Britaninë e Madhe e ne vazhdojmë të punojmë së bashku me të gjitha gjërat që na bashkojnë. Si ish-drejtues i Komitetit në NATO, me lejoni të them se ne po punojmë së bashku në një sërë drejtimesh. Nuk ka më kufij doktrinorë dhe gjithçka mbështetet nën ombrellën e fjalës mbrojtje.

Ushtaraku i lartë bëri po ashtu të ditur se në kuadër të stërvitjes, forcat ushtarake do të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut dhe nesër për në Kosovë. Lordi Stuart Peach falënderoi Forcat e Armatosura shqiptare që siç tha, “mbështesin Aleancën përmes një miqësie aktive”.