Tech

Starlink tanimë me më shumë se 4 milionë abonentë!

Numri i abonentëve të Starlink po rritet me shpejtësi dhe tani thuhet se ka kaluar 4 milionët, nga 2.3 milionë që pretendonte në raportin e progresit të 2023. Sipas astronomit Jonathan McDowell, aktualisht ka 6,426 satelitë Starlink që rrotullohen rreth Tokës, nga të cilët 6,371 janë në funksion. Megjithatë, duke marrë parasysh shkallën me të cilën SpaceX po lëshon satelitët, kjo shifër së shpejti do të duhet të rishikohet.

Seti i fundit prej 20 të tillëve u nis më 25 shtator dhe grupi tjetër pritet të dalë në orbitë më 2 tetor. Ndërsa numrat e Starlink janë mbresëlënës, ka konkurrencë në tregun e brezit të gjerë satelitor. OneWeb, i cili së fundmi u bashkua me Eutelsat, ka 634 satelitë në orbitë, nga të cilët 632 janë funksionalë. Pronari i platformës X dhe CEO i SpaceX, Elon Musk ka pohuar se Starlink është i vetmi sistem i internetit me gjerësi të lartë që mbulon të gjithë planetin.

Ai paralajmëroi se së shpejti mund të mbulojë 90% të të gjithë trafikut të internetit të bazuar në hapësirë. Musk po i përgjigjej një mesazhi të Mario Nawfal, i cili tha se ka rreth 6290 satelitë aktivë Starlink në botë dhe se këta satelitë janë në gjendje të ofrojnë lidhje në zona me mbulim jo të besueshëm ose inekzistent. Duke iu përgjigjur llogarisë me emrin Nawfalit, Musk shkroi, “Starlink është i vetmi sistem i internetit me gjerësi të lartë që mbulon të gjithë Tokën.

Ai ndoshta do ta mbulojë mbi 90% të të gjithë trafikut të internetit të bazuar në hapësirë vitin e ardhshëm”-shkruan mint. Starlink është shërbimi i internetit satelitor që ofron shërbime në vende të largëta në mbarë botën. Është një nga sipërmarrjet më të suksesshme të Elon Muskut, i cili gjithashtu drejton gjigantin e makinave elektrike Tesla si dhe drejton platformën e mediave sociale X, dikur Twitter.