Pronari i platformës X dhe CEO i SpaceX, Elon Musk ka pohuar se Starlink është i vetmi sistem i internetit me gjerësi të lartë që mbulon të gjithë planetin. Ai paralajmëroi se së shpejti mund të mbulojë 90% të të gjithë trafikut të internetit të bazuar në hapësirë. Musk po i përgjigjej një mesazhi të Mario Nawfal, i cili tha se ka rreth 6290 satelitë aktivë Starlink në botë dhe se këta satelitë janë në gjendje të ofrojnë lidhje në zona me mbulim jo të besueshëm ose inekzistent.
Duke iu përgjigjur llogarisë me emrin Nawfalit, Musk shkroi, “Starlink është i vetmi sistem i internetit me gjerësi të lartë që mbulon të gjithë Tokën. Ai ndoshta do ta mbulojë mbi 90% të të gjithë trafikut të internetit të bazuar në hapësirë vitin e ardhshëm”-shkruan mint. Starlink është shërbimi i internetit satelitor që ofron shërbime në vende të largëta në mbarë botën. Është një nga sipërmarrjet më të suksesshme të Elon Muskut, i cili gjithashtu drejton gjigantin e makinave elektrike Tesla si dhe drejton platformën e mediave sociale X, dikur Twitter.
Shkencëtarët nga Irkutsk zbuluan një vrimë plazme në jonosferë pas shpërthimit të anijes kozmike Starship të nisur në nëntor 2023. Një shpërthim i bërë nga njeriu çoi në shfaqjen e një pjese të jonosferës pa elektrone të ngarkuar për herë të parë. “Zakonisht, vrima të tilla formohen si rezultat i proceseve kimike në jonosferë për shkak të ndërveprimit me karburantin motorik,”0shpjegoi studiuesi kryesor i Institutit Irkutsk për Fizikën Diellore-Terrestriale të degës siberiane të Akademisë së Shkencave Ruse, Yuriy Yasyukevich.
Sipas tij, shpërthimi dhe formimi i një vrime në jonosferë, shtresa e sipërme e atmosferës, do të ndihmojë për të kuptuar më mirë strukturën e saj, ndërveprimin e grimcave të ngarkuara me ato neutrale, si dhe formimin e valëve atipike në atmosferë. Më 18 nëntor 2023, “SpaceX” i Elon Musk kreu fluturimin e dytë provë të anijes së tij kozmike “Starship” prej pesë mijë tonësh. Rreth dy minuta e 40 sekonda pas nisjes, faza e parë u nda nga raketa dhe shpërtheu në një lartësi prej 90 kilometrash. Moduli kryesor shpërtheu në një lartësi prej 149 kilometrash.