Showbiz

Stanaj më në fund rikthehet me një projekt muzikor

Këngëtari i hitit “Romantic” më në fund ka vendosur të publikojë një këngë të re.

Bëhet fjalë për artistin me origjinë shqiptare Stanaj i cili pasi ka lançuar hit pas hiti vendosi të shkëputej për një kohë të gjatë nga muzika megjithëse shpeshherë postonte foto apo video nga studio e regjistrimit.

“Unë isha i zënë me shumë gjëra që ishin jashtë kontrollit tim. Tani që janë zgjidhur me në fund do të dëgjoni gjithçka që unë kam punuar dhe do të shihni shumë më tepër nga unë”.

Projekti më i ri muzikor i Stanaj quhet “405” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku dhe fansat e tij.