Celebrities

Stafi i Top Albania Radio-s ju dërgon të gjithëve ju urimet më të përzemërta në festat e fundvitit!

Ashtu si çdo vit, stafi i Top Albania Radio-s dërgon virtualisht urimet e tyre për vitin e ri 2024, nga shtëpia jonë e madhe dhe me shumë shpresë për vitin që vjen. Urimet më të përzemërta nga familja jonë për tuajën…

Adi Pojana

Këtë vit, shqiptarët e mi, kam menduar të bëj një urim pak më ndryshe. Kam siguruar një arsenal të tërë fushekzjarresh dhe do t’i ndez vetëm për ju. Për çdo urim, ka nga një shpërthim. Jam këtu me asistentin tim, i cili do të ndihmojë për t’i ndezur ato… Urimi i parë shkon për të gjitha familjet shqiptare: Gëzuar Shqipëri dhe shqoptarë kudo ndodheni! Gëzuar Vitin e Ri dhe Krishtlindjen! Urimi i dytë shkon për radion më të mirë në botë, për Top Albania Radio: Gëzuar! Dhe urimi i tretë është për veten time! Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2024!

Albana Ruçi

Festat janë frymëzim për të qenë më të ngrohtë, më të përkushtuar, e më të lidhur me njëri-tjetrin. Bilanci i një tjetër viti që kulmon me zemrën plot. Uroj që ky vit të sjellë diell dhe jetë! Gëzuar nga Albana Ruçi!

Armelda Methasani

Një vit plot sfida, ulje dhe ngritje… Diku lot, diku tjetër buzëqeshje, herë trishtim, e herë të tjera lumturi. Herë e mbushur me dëshirë, e herë e pashpresë. Këtë vit e konfirmova, kurrë mos ndaloni së ëndërruari e kurrë mos ndaloni së jetuari ëndrrat! Një ditë të gjitha bëhen realitet! Gëzuar Krishtlindjen, gëzuar Vitin e Ri!

Blendi Salaj

Unë jam Blendi Salaj dhe dua t’ju uroj gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Kudo që ndodheni, ju uroj begati në shtëpitë tuaja, shëndet dhe sa më pak stres! Dhe qëndroni të lumtur me Top Albania Radio!

Blerina Shehu

Unë jam Blerina Shehu dhe ky është një mesazh urimi vetëm për të rritur… Me vitet kupton që Babagjyshi në të vërtetë je ti vetë, Viti i Ri është një tjetër mundësi për t’u bërë siç duam të jemi. Kjo nuk është një poezi, gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

DJ Ankloe

Më e rëndësishmja nga të gjitha është koha. Këtë fundvit, kushtojani atë familjes, të dashurve tuaj të zemrës dhe sigurisht… muzikës. Ku ka muzikë të mirë, ka dhe harmoni. Nga unë DJ Ankloe, gëzuar!

Danko DJ

Shpesh pranë festave, të gjithë shprehim dëshirat tona nga më të ndryshmet, por unë do të doja t’ju uroja atë çfarë është më e rëndësishme, shëndetin… Edhe paraja, por ato shkojnë e vijnë! Gëzuar për shumë vjet, nga unë DJ Danko!

Dori DJ

Përshëndetje, unë jam Dori DJ dhe uroj nëpërmjet valëve tëradios më të madhe shqipfolëse në botë, të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Qoftë një vit sa më i mbarë!

DJ Roi

Uroj që ky Vit i Ri t’ju zgjojë ëndrra tuaja të reja, shpresa e perspektiva të reja! Le të sjellë çdo gjë të mirë në jetën tuaj dhe të përmbushë çdo ditë momente të këndshme! Gëzuar Vitin e Ri që të gjithëve!

DJ Vini

Nga unë DJ Vini, gëzuar festat! Ardhtë i mbarë dhe gëzuar 2024 për ju! Për Top Median, për Kombëtaren, e për të gjithë shqipfolësit në të gjitha trevat dhe Diasporën! Gëzuar!

Wizii DJ

Në këtë dhjetor festash, ajo që dëshiroj për ju është që të shijoni dhe të ndani momente me njerëzit tuaj të dashur! Gëzuar festat, nga unë Wizii DJ!

DJ XXL

Duke ju dërguar urime dhe përqafime të ngrohta për një Vit të Ri dhe të lumtur, DJ XXL ju uron një vit të mbarë, plot shëndet dhe plot suksese në jetë! Gëzuar!

Dorjana Lato

Uroj shumë që për secilin nga ju, festat e fundvitit, Krishtlindja dhe Viti i Ri, të jenë të mbushura me gëzim, mbi të gjitha me shëndet dhe me sukses! Gëzuar për një 2024 sa më të mbarë, nga unë Dorjana Lato!

Edea Demaliaj

Në fund të ditës, pak gjëra kanë rëndësi. Nuk ka rëndësi a e mbyllëm derën e shtëpisë kur dolëm, e as e impresionuam shefin me prezantimin 15 faqesh. Nuk ka rëndësi nëse kemi një njollë tek bluza, e as nëse takimi i parë nuk shkoi ashtu siç e menduam. Në fund të ditës pak gjëra kanë rëndësi, ato për të cilat vrapojmë çdo ditë. Këtë fundvit, thuaji ‘të dua’ mamit, babit, gjyshes, fëmijëve, madje dhe atij komshiut që të bllokon makinën dhe nuk lë numër! Thuaji ‘të dua’ vetes, e mos ndalo së vrapuari për atë që do! Nga unë Edea Demaliaj, gëzuar!

Edi Hallaçi

Edhe pse shumë shpejt, periudha më e bukur e vitit, erdhi. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Fjalët e bukura janë bërë të tepërta në këto kohë që po jetojmë, prandaj po them vetëm kaq… Shëndet dhe para! Uroj që në 2024 të shohim njerëz më të buzëqeshur rrugëve! Gëzuar nga unë Edi Hallaçi!

Elios Shuli

Për ty, që ky vit i tregoi se jeta është e shtrenjtë! Për ty, që i the vetes ‘do t’ia dal’! Për ty, që takove dashurinë këtë vit! Për ty, që i tregove një zemre të lënduar se çfarë është dashuria! Këtë urim e kam për ty, për ne! Këtë vit, bëj ‘gëzuar’ për çdo sekond me ty! Këtë vit, bëj ‘gëzuar’ se nuk e lamë vetëm njëri-tjetrin! Kur të ndihesh vetëm, kujto: Më ke mua… në radio dhe kudo tjetër! Le ta jetojmë një vit tjetër së bashku, me dëshirën për të bërë ‘gëzuar’ për çdo sekond, çdo moment! I thuaj jetës Amen! Eliosi ta dedikon 2024-ën ty! Faleminderit dhe gëzuar!

Elona Duro

Unë jam Elona Duro, ju dërgoj gjithë dashurinë dhe urimet e mia për një vit të mbarë e të bukur! 2024 do të jetë viti i kujtimeve më fantastike dhe aventurave të reja. Le të ngremë një dolli për shëndet, gëzime e dashuri! Gëzuar!

Eni Shehu

Hej miq, gëzuar 2024! Vit i ri, aventurë e re. Uroj të befasoheni nga vetja këtë vit, për mirë kuptohet! Gëzuar nga unë Eni Shehu!

Eriselda Doko

Miq të Top Albania Radios, përshëndetje! Unë jam Eriselda Doko dhe jam shumë e lumtur të ndaj me ju sot dy fjalë zemre. Kjo periudhë festash në fundvit, për mua është një mundësi shumë e mirë për të kuptuar si të ndash kohën me miq e dashamirës kudo nëpër botë, të japësh e të marrësh informacion, kulturë, ndjesi… Është një ndër dhuratat më të bukura që i bëjmë vetes vit pas viti. Ndaj, për të gjithë ju që ishit pjesë e vitit që po përmbyllim, ju uroj festa të gëzuara me të dashurit tuaj pranë dhe qoftë 2024 një vit i paqtë, me plot realizime ëndrrash dhe dëshirash! Me zemrën plot, gëzuar!

Erma Mici

Pas çdo stuhie ka një ylber, ashtu siç pas çdo fundi ka një fillim të ri. Fundet tona nuk janë si vetë fjala, por një kremtim i kujtimeve dhe çasteve të këndshme së bashku! Unë jam Erma Mici dhe kam kënaqësinë t’ju uroj nga zemra gëzuar festat e fundvitit! Shpresoj që viti i ardhshëm të na gjejë duke realizuar ëndrrat tona në sirtar! Përqafime!

Edi Manushi, Glenti Nallbani, Redi Jupi, Gëzim Sinemati, Lorenc Jemini

Gëzuar Vitin e Ri! Shëndet, se paret vijnë vetë! Dhe një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen! Gëzuar fundvitin, mbarësi për të gjithë shqiptarët! Gëzuar festat e fundvitit dhe ‘pasoni’ sa më shumë urime në familje!

Jonida Aliçkolli

Edhe këtë vit si çdo vit, ju uroj fillimisht shëndet, sukses dhe gjithçka që ju do zemra! Nga unë Jonida Aliçkolli, gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

Koloreto Cukali

Uroj që këtë Vit të Ri, të flisni me njëri-tjetrin për ushqimin, për pijet, për miqtë, qoftë edhe për Miss Botën! Por të mos flisni për para, për kredi, për rroga, për borxhe e për investime! Këtë Vit të Ri ju uroj që të bëni një javë pushim nga paratë! Unë jam Koloreto Cukali, gëzuar 2024!

Ksenja Shoshaj

Të uroj një Vit të Ri plot emocione të mahnitshme, aventura të reja dhe përmbushje të shumta! Të dëshiroj që të bëhesh më i suksesshëm në çdo fushë dhe, më pak ankth e stres në jetët tona! Më pak kohë me telefonin dhe më shumë kohë e kaluar me miqtë dhe familjen! Festa të mbara nga unë Ksenja Shoshaj!

Lei Kraja

Ju uroj shëndet, lumturi dhe vetëm dashni! Një jetë keni, kështu që vetëm ndiqni zemrën tuaj! Gëzuar festat nga unë Lei Kraja!

Neada Muçaj & Enxhi Naufi

Përshëndetje nga Top Albania Radio! Ju urojmë gëzuar festat!

Redi Roshi

Përshëndetje, unë jam Redi Roshi! Në këto ditë festive ku çdo cep është dekoruar për të sjellë më shumë hare, ju uroj një jetë të mbushur me dritë dhe arsye për të festuar! Gëzuar festat dhe zgjidhni gjithmonë të jeni të mirë!

Salsano Rrapi

Zakonisht, urimin e fundvitit, njerëzit e bëjnë kështu… Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, shëndet dhe një vit të mbarë! Unë do ta bëj komplet ndryshe… Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri dhe paçi një vit të mbarë! Unë jam Salsano Rrapi.

Visjan Ukcenaj

Të dashur shqiptarë, e ndjeni aromën e festave? Unë jam Visjan Ukcenaj dhe kam shumë dëshirë t’ju uroj gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! T’ja kaloni sa më bukur dhe qoftë një vit i mbarë!