Celebrities Film & Tv

“Squid Game” një sukses i jashtëzakonshëm, por zbuloni çfarë ka ndodhur me aktoren e serialit!

“Squid Game” ka arritur një popullaritet shumë të madh që nga publikimi në Netflix muajin e kaluar. Seriali i Koresë së Jugut është një ‘thriller’ i mbijetesës i vendosur në Seulin e sotëm, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash por nëse humbin në lojë, humbin jetën.

Ndërkaq së fundmi është bërë e ditur se aktorja e njohur Jung Ho-yeon e këtij seriali tanimë ka marrë fronin si aktorja koreane më e ndjekur në rrjetin social Instagram. Numri i ndjekësve të Jung është rritur nga 400,000 para fillimit të serialit në mbi 16,8 milionë. Në fakt, ky ishte roli i saj i parë në aktrim. Ajo ka qenë modele dhe punoi shumë për t’u përgatitur për rolin e saj.

Në vitin 2016, u largova nga Koreja për të vazhduar karrierën time të modelimit jashtë shtetit dhe kalova shumë kohë vetëm. Në atë kohë, emocioni që ndjeva më shumë ishte vetmia. Ndjenja e vetmisë ndërsa përpiqeni të këmbëngulni dhe jetoni nuk është aq e ndryshme.

Aktorja u shpreh në një intervistë me “The Herald Korea” se:

Unë isha duke biseduar me Park Hae-soo një ditë dhe ai tha: ‘Le t’i mbajmë këmbët në tokë’. Sa herë që ndihem e mbingarkuar, jetoj me mendimin se këmbët e mia janë në tokë. Unë jam e vetëdijshme se sa punë duhet të bëj dhe të mësoj të bëhem aktore më e mirë dhe përpiqem të mos ndalem shumë në suksesin e “Squid Game”. Për fansat, mendoj se është më mirë të tregoj Jung Ho-yeon të përmirësuar si aktore, në punën time të rradhës.

Rikujtojmë, se regjisori dhe krijuesi i këtij seriali super të suksesshëm, Hwand Donk-hyuk, ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të tij ‘të çuditshëm’.