“Spider-Man: No Way Home” ka kaluar çdo pritshmëri. Për shumë pak orë filmi më i ri i “Marvel Cinematic Universe” ka fituar 121.5 milionë dollarë në shitjet e biletave brenda SHBA. Analistët deklaruan për “CNBC” se pritet që filmi të gjenerojë më shumë se 250 milionë dollarë, ose mund të arrijë në 265 milionë dollarë.
Tashmë, “Spiderman: No Way Home” është zyrtarisht filmi me fitimin më të lartë të epokës së pandemisë, por ka shansin gjithashtu të renditet në 10 filmat më të shitur në historinë e kinematografisë.
Së fundmi aktori i njohur Tom Holland zgjodhi që të falenderonte edhe miqtë e tij që qëndrojnë pas skenave. Aktori 25-vjeçar falënderoi dyshen të cilët e kanë ndihmuar gjatë xhirimeve, Luke Scott dhe Greg Townley, për punën e tyre në “Spider-Man: No Way Home”, duke ndarë një foto të të dyve duke mbajtur Hollandin teksa të gjithë kishin veshur kostumet e tyre Spidey.
Pa këto legjenda, ky film nuk do të ishte asgjë. Faleminderit djema për punën dhe përkushtimin tuaj të palodhur. Që nga përplasja e Lukës në shkallë, tek rënia e Gregut në dysheme, tek unë duke ngulur gishtin tim të vogël në avion. Ka qenë një aventurë. Ju dua djema.
Rikujtojmë se, pavarësisht se yjet e filmave kryesisht me superheronj të gjigandit të madh ‘Marvel’, Zendaya dhe Tom Holland kurrë nuk e kanë tepruar me postimet e tyre kur shprehin dashurinë për njëri-tjetrin, dyshja e preferuar e “Spider-Man” pak kohë më parë janë fotografuar në një makinë duke shkëmbyer një puthje romantike me njëri-tjetrin ku ata edhe konfirmuan se ishin të lidhur së bashku.
Pas roleve të tyre kryesore në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017, burimet thanë se ata kishin filluar të frekuentoheshin me njëri-tjetrin. Çifti mori pjesë në premierën e “Sony Pictures” në Los Angeles dhe duke iu përmbajtur temës së merimangave, Zendaya veshi një fustan me një dizajn merimangë dhe vendosi një maskë të zezë.