Olimpiada “Paris 2024” u mbyll në mënyrë spektakolare, me Tom Cruise që u hodh nga çatia e stadiumit “Stade de France”. Aktori 62-vjeçar la me gojë hapur mijëra spektatorë dhe sportistë të pranishëm në ceremoninë e mbylljes se eventit ku Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, mori dy medalje bronzi.
Pasi zbriti në tokë, Tom Cruise mori flamurin olimpik nga gjimnastja amerikane Simone Biles dhe kryebashkiakja e Los Angeles. Flamurin ai e vuri në pjesën e pasme të një motori dhe doli nga stadiumi me shpejtësi, ndërkohë që të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur performancën e yllit hollivudian.
Tom ndërkaq po thuhet se ka nisur një romancë me një këngëtare që e takoi në ‘Glastonbury’. Bëhet fjalë për Victoria Canal, 25-vjeçe, e cila është parë me të kudo nëpër xhirime. Dyshja fillimisht u bënë miq pas takimit në festivalin britanik në qershor, por burimet tani mendojnë se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një nivel tjetër. Dyshimet u ngritën për herë të parë kur Tom, 62 vjeç, e ftoi atë në xhirimet e “Mission: Impossible 8 në Oxfordshire”.
“Tom e ftoi Victorian ta shikonte filmin për të gjithë ditën dhe kjo nuk është diçka që ai e bën për miqtë e tij të rastësishëm”-thanë nga ekipi i tij. Duke vënë në dukje diferencën 35-vjeçare të çiftit në moshë, burimi vazhdoi: “Mund të ishte dukur e pamundur që ata të bëheshin asgjë më shumë se miq, por ata janë pak a shumë të pandashëm”. Ata u takuan për herë të parë pasi Victoria iu bashkua Coldplay në skenën e Piramidës së bashku me Michael J Fox. Victoria ka lindur në Mynih dhe u transferua në Barcelonë në moshë të re.