Sport

Spektakël në Ballsh! Bylisi i merr barazimin Tiranës në minutën e 95-të

Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikët pas një barazimi dramatik në Ballsh, në një ndeshje ku janë shënuar gola spektakolarë.

Ishin vendasit ata të cilët kaluan në avantazh me roveshatën e Përgjonit në pjesën e parë dhe ruajtën epërsinë deri në minutat e fundit të ndeshjes. Por në minutën e 83-të protagonist u bë Ndreca i cili barazoi rezultatin me një parabël mbi portieri Hasanbelli e më pas përmbysi shifrat vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Dukej se Tirana po merrte fitoren e parë në këtë kampionat, por ishte përsëri një roveshatë që prishi planet e saj, këtë herë nga Ruçi në minutën e 5-të shtesë, për të vulosur barazimin 2-2 përfundimtar të kësaj sfide.