Dilema Sociale Politikë

Spartak Ngjela: “Të rinjtë në politikë? Ç’të të them, këtu është bjeri t’i biem”

Çdo ditë e më shumë të rinjtë shqiptarë por jo vetëm, preferojnë që t’i hyjnë politikës për arsye nga më të ndryshmet. Disa sepse mendojnë se mund të sjellin ndryshimin për të cilin kaq shumë kemi nevojë, disa sepse mendojnë se mund të jenë lider më të mirë nga këta që kemi aktualisht, disa për karrierë e shumë për të bërë para. Por sa të besueshëm janë të rinjtë në politikë? Për të diskutuar më shumë rreth kësaj dileme, Eno Popi kishte të ftuar edhe avokatin e mirënjohur Spartak Ngjela.

Që në fillimet e bisedës ai u shpreh mjaft skeptik për çështjen në fjalë. Ngjela theksoi se në politikën shqiptare mund të hyjë kushdo e rrjedhimisht edhe të rinjtë por ama shumicës prej tyre i mungon zhvillimi akademik, përvojat profesionale dhe në veçanti karakteri i fortë. Ai është i mendimit se të rinjtë shqiptarë nuk kanë mjaftueshëm intelekt dhe kjo është pasojë e sistemit këtu në Shqipëri, është pasojë mos funksionimit të ligjit, pasojë e varfërisë, pasojë e korrupsionit dhe vetëbesimit të ulët të të rinjve.

“Të rinjtë në politikë? Ç’të të them, këtu është bjeri t’i biem. Të rinjtë duhet të jenë ndryshe liderit jo ta kopjojnë atë. Ata nuk kanë personalitet që t’i kundërvihen liderit.”