Bota

Spanjollët në protesta për të ulur numrin e orëve të punës!

Në Spanjë do të mbahen sot protesta mbarëkombëtare me qëllim arritjen e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe sektorit të biznesit për uljen e orarit javor të punës nga 40 orë me 2.5 orë. Punëdhënësit po e refuzojnë atë sepse janë të shqetësuar për rritjen e kostove, ndërsa socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez po përpiqen të bindin bizneset të pranojnë një plan për të reduktuar javën e punës, duke thënë se ndryshimi do të çojë në rritjen e produktivitetit.

Pronarët e bizneseve kanë frikë se propozimi do të thotë që punonjësit të punojnë më pak orë për të njëjtën pagesë si më parë. Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, deklaroi në një raport se BE-ja duhet të kapërcejë hendekun e produktivitetit midis anëtarëve të saj për të mbajtur ritmin me rivalët ekonomikë, SHBA-në dhe Kinën.

Spanjollët punojnë më shumë orë se shumica e evropianëve dhe sipas Eurostat, mesatarja e javës së punës në Spanjë ishte 36.4 orë në vitin 2023 krahasuar me mesataren e BE-së prej 36.1 orësh. Në vitin 2000, Franca prezantoi një javë pune 35-orëshe, duke pritur që ajo të çonte në krijimin e qindra mijëra vendeve të punës. Por të dhënat tregojnë se ka pasur një rritje të kostos së punës dhe se kompanitë janë bërë më pak konkurruese, sipas agjencisë britanike.

Ndërkaq, Japonia ka shtyrë miratimin e ligjit për një javë pune katër-ditore. Qeveria vendase ka nisur kohët e fundit një fushatë “reforma e stilit të punës” që synon promovimin e stileve fleksibël të punës, orëve më të shkurtra dhe kufizimeve në orët jashtë orarit. Për të nxitur më tej këtë iniciativë, Ministria e Punës ka filluar edhe ofrimin e subvencioneve dhe shërbimeve konsulente falas.

Lëvizja shënon një përpjekje më të bashkërenduar që kur qeveria mbështeti për herë të parë një javë më të shkurtër pune në 2021. Por ideja ende nuk ka fituar tërheqje dhe ka qenë e ngadaltë për të fituar tërheqje. “Arsyet pse japonezët punojnë me orë të gjata janë kulturore dhe sociale. Këto gjëra nuk ndryshojnë shpejt”-tha Tim Craig, i cili kaloi më shumë se 20 vjet duke dhënë mësim dhe duke kryer kërkime në shkollat më të mira të biznesit në Japoni.