Film & Tv Magazine Sport

Spanjë-Francë: E bukura dhe bisha, cila fiton? Analiza në “Top Arena”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Analistët Redi Jupi dhe Gëzim Sinemati shprehen se gjysmëfinalja Spanjë-Francë do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat. Sipas Jupit, Spanja është skuadra e vetme që ka ruajtur ritmin në këtë kampionat dhe që ka luajtur më bukur, por mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë ta mbyllë sfidën në avantazh. Edhe Jupi, u shpreh se fitorja e Spanjës “do të mbante ndezur flamurin e futbollit të bukur që lidhet me rezultatin”.

Ed Manushi: Skuadra që luan më bukur, është logjike që të fitojë.

Redi Jupi: Po.

Ed Manushi: Kush luan më bukur, Franca apo Spanja?

Redi Jupi: Ky nuk ka qenë europiani i skuadrave të bukura, ka qenë një kampionat ku skuadrat, përveç Spanjës që ka ruajtur ritmin dhe disi Gjermania, të tjerat nuk e kanë ruajtur ritmin. Sfida tani është kjo, një skuadër që luan mirë, mund të bashkojë dhe rezultonin me një skuadër tjetër që mund të jetë edhe më lart.

Gëzim Sinemati: E di si është kjo ndeshje, si e bukura dhe e pabukura se nuk po themi bisha. Ky hyn te europianët më të dobët. Je apo nuk je me Spanjën, nëse Spanja merr europianin, mban ndezur flamurin e futbollit të bukur që lidhet me rezultatin. Në të kundërt, do bëhej një futboll i shëmtuar. Loja e bukur krijon shumë rreziqe dhe Spanja e ka këtë, për më tepër që ka 3 mungesa.