Bota

Spanjë, bankat e shkollës transferohen në bregdet!

Ajër i pastër e mësimdhënie! Një shkollë në rajonin Murcia të Spanjës transferoi bankat e shkollës në bregdet, në një përpjekje për të kombinuar ajrin e pastër me një mënyrë të re mësimdhënieje.

Mësuesi dhe nxënësit respektojnë distancimin fizik dhe mbajnë veshur maskat mbrojtëse, pavarësisht se mësimi zhvillohet në mjedis të jashtëm. Mësuesi i anglishtes Juan Francisco Martinez shprehet

Është e sigurt, fëmijët po argëtohen shumë. Ata nuk harrojnë atë që mësojnë këtu…

Zhvillimi i mësimit në plazh është pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si “Ajri i Pastër”, i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë COVID-19. Tetë klasa marrin pjesë në mësimet njëzet minutëshe. Fëmijët në shkollë janë nga 3 deri në 12 vjeç.

Asnjë rast i koronavirusit nuk është raportuar deri më tani.

9-vjeçari Antonio Fernandez thotë:

Më pëlqen shumë të shkoj në plazh! Preferoj të jem në plazh sepse ndihem më i relaksuar dhe komod

10-vjeçari Luth gjithashtu ndan këtë mendim:

Kjo është shumë e mirë sepse jam me miqtë e mi, jam në plazh, e dua plazhin, në verë gjithmonë vij këtu për të notuar çdo ditë dhe e dua rërën

Nxënësit gjithashtu përveç lëndëve teorike mësojnë nga vendasit traditën e peshkimit dhe bëjnë ushtrime gjimnastikore  në ajër të pastër.