Sport

Spanja kampione Europe, “La Roja” mund mes dramës Anglinë në finale dhe ngre trofeun e lavdishëm në Berlin

“Mbret” të Evropës, kampion në Berlin, me Spanjën që triumfon në finalen e madhe duke thyer Anglinë me rezultatin 2-1. Gola, spektakël, me Furinë e Kuqe që i bën një mbyllje perfekte këtij Evropiani, ndërsa kupa mbetet makth për Anglinë, me ishullorët që dalin sërish duar bosh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Një finale nuk luhet, por fitohet, të vetëdijshëm për këtë, dy ekipet zbriten me respekt dhe frikë në fushë, mbi të gjitha Anglia, me “Tre Luanët” që e kishin të vështirë të ishin efikas. Nuk bëri më mirë as Spanja, sigurisht kishin kontrollin e topit, por Yamal e Nico Willimas u bllokuan në krahë duke mos arritur dot as të depërtonin e as të shërbenin në zonë. Dy ekipet zhvilluan një pjesë të parë të luftuar për çdo top, në çdo cep të fushës, duke bërë që goditja e parë në kuadrat të vinte vetëm në minutën e 47-të me Phil Foden.

Fraksioni i dytë krijoi iluzionin se gjërat do të shkonin në “malore” për De la Fuenten, me teknikun spanjoll që u detyrua të bënte pa Rodrin, me mesfushorin që qëndroi në dhomat e zhveshjes si pasojë e një dëmtimi, por “furia e kuqe” e nisi “zjarr”, ku në aksionin e parë, në topin e parë, Lamine Yamal dhuroi një super assist për Nico Willimas që nuk fali brenda në zonë duke dërguar topin në rrjetë. Goli trullosi Anglinë, ndërsa Southgate ndërhyri në formacion duke ulur në stol kapitenin Harry Kane për Watkins.