Bota Celebrities Gossip

Spanja fut Lionel Messi-n në fjalorin zyrtar!

Spanja ka futur në fjalor futbollistin legjendar Lionel Messi. “Inmissionati” është fjala dhe do të thotë ta luash futbollin në mënyrë perfekte dhe me shumë talent. E gjitha e frymëzuar nga ylli argjentinas i futbollit.

Rikthimi i Lionel Messi-t në fushë ishte jetëshkurtër pasi superylli argjentinas u hoq në minutën e 37-të të ndeshjes së Inter Miami kundër Toronto FC të mërkurën në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale, Florida. Vetëm pak minuta pasi shoku i skuadrës Jordi Alba u plagos, Messi dukej se po përjetonte shqetësim. Më pas ai hoqi shiritin e kapitenit të tij dhe ia vendosi Deandre Yedlin përpara se të dilte vetë nga ndeshja.

Messi është duke kaluar një periudhë të shkëlqyer te Inter Miami, ku po shënon shifra rekorde fitimesh. Superylli i futbollit, i cili nënshkroi kontratë prej dy vjet e gjysmë me klubin nga MLS, me përfitime sezonale ndërmjet 50-60 milionë dollarë, ka qenë në kërkim të një super shtëpie.

Goal njofton se Messi ka blerë një pronë të re luksoze në Fort Lauderdale në vlerën prej afro 10.8 milionë dollarë e cila ka 10 dhoma gjumi, Spa, një pishinë, etj. Ylli i futbollit ka pasur një apartament luksoz në Miami në vlerën prej 9 milionë dollarësh dhe ka dy apartamente të tjera në Sunny Isles Beach, por ka qenë në kërkim të një shtëpie tjetër me bashkëshorten Antonela Roccuzzo.