Spanja ka arritur të sekuestrojë artefaktet në ar, me vlerë 60 milionë euro, të vjedhura nga Ukraina, me qëllim për t’u shitur në Madrid. Lajmi u publikua nga policia spanjolle. Janë 11 vepra, të jashtëzakonshme artistike, jo vetëm se janë në flori por janë pjesë e kulturës skithiane, që u shfaqën publikisht në muzeun e Kievit në vitet 2009-2013 por që u zhdukën nga institucionet ukrainase, në vitin 2016.
3 spanjollë e 2 ukrainas, u arrestuan, pas një hetimi që nisi teksa këta të fundit, tentonin të shisnin një nga artefaktet, që në vitin 2021 në Madrid. Policia u vu në ndjekje të tyre dhe arrestoi grupin. Mendohet se bashkë me artefaktet, janë vjedhur edhe dokumentet zyrtare, që tregojnë se artefaktet, i përkasin Kishës Ortodokse Ukrainase.