Aktualitet

SPAK-u hedh poshtë raportimet për një operacion gjatë natës lidhur me inceneratorin e Tiranës!

Mbrëmjen e djeshme në një sërë mediash u spekulua se me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme, GJKKO ka prerë disa masa sigurie për inceneratorin e Tiranës. Pas këtyre raportimeve të bujshme, të shumtë ishin edhe statuset në rrjetet sociale e që flisnin për një aksion në shkallë të gjerë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këto zëra nuk e kanë lënë indiferent SPAK-un që sot reagoi me një njoftim për shtyp ku konfirmon se nuk ka pasur asnjë operacion në orët e vona të natës dhe kërkon shmangien e spekulimeve, që mund t’i dëmtojnë punën.

Në njoftimin zyrtar thuhet: 

 Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:

SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.

Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni, thuhet në reagimin e SPAK-ut.