Tech

SpaceX realizoi me sukses fluturimin më të fundit, çfarë ndodhi me pjesën kryesore të Starship?

SpaceX nisi me sukses fluturimin më të fundit testues të Starship të dielën në mëngjes, i vlerësuar si sistemi raketor më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë. Ky sistem thuhet se një ditë mund të përdoret për të transportuar njerëzit në Hënë dhe Mars. Ngritja e përforcuesit të raketës Super Heavy, në krye me avionin Starship pa ekuipazh, ndodhi gjatë një periudhe 30-minutëshe që filloi nga objekti Starbase i SpaceX në Boca Chica, Teksas.

Për herë të parë, ky mision demonstrues përfshinte një përpjekje ambicioze për të manovruar përforcuesin e raketës 71 metra në një strukturë gjigante uljeje pasi ajo dogji pjesën më të madhe të karburantit të saj dhe u shkëput nga pjesa e sipërme e Starship. Super Heavy u “kap me sukses” nga palë masive metalike, apo “shkopinjtë robotikë”.

Ndërkohë, avioni i Starship vazhdoi të fluturonte vetë, duke përdorur gjashtë motorët e saj në bord, përpara se të praktikonte një manovër uljeje mbi Oqeanin Indian. SpaceX nuk pret të rikuperojë pjesën e sipërme të saj. SpaceX dëshiron përfundimisht të kapë edhe atë, në të njëjtën mënyrë. Por kjo nuk ndodhi në fluturimin e pestë, përkundrazi ajo ra saktësisht siç ishte planifikuar në Oqeanin Indian.

Pavarësisht këtyre, qëllimi ishte të përcaktojë se si SpaceX një ditë mund të rikuperojë “përforcuesit Super Heavy” për misionet e ardhshme. Kujtojmë se zhvillimi i Starship deri më tani është përqendruar në një seri fluturimesh provë gjithnjë e më komplekse. SpaceX planifikon që në të ardhmen të rikuperojë dhe ripërdorë si “Super Heavy” po ashtu edhe pjesën e sipërme të Starship. Anija kozmike “Europa Clipper” nisi udhëtimin e saj drejt hënës së akullt të Jupiterit, Europa, në kërkim të një bote që mund të mbështesë jetën. Anija u nis nga kompleksi “Cape Canaveral” në Florida duke përdorur një raketë “Falcon Heavy” nga kompania private e hapësirës “SpaceX” e Elon Musk.