Tech

SpaceX lëshon në Hapësirë 22 satelitë Starlink!

SpaceX ka nisur me sukses një grup prej 22 satelitësh Starlink për në Hapësirë. Raketa Falcon 9 u nis gjatë ditës së djeshme nga Kalifornia, duke realizuar kështu misionin e 91-të orbital të kompanisë së pronarit Elon Musk. Ndërkohë, sateliti përforcues i fazës së parë, i cili kreu fluturimin e 13-të, tashmë është kthyer në Tokë.

Rreth një orë para nisjes, SpaceX ka njoftuar se “të gjitha sistemet po duken mirë” dhe se moti ishte 70% i përshtatshëm. Ky mision ka për synim të shtojë rreth dy duzina satelitë të tjerë në orbitën e ulët të Tokës, ku ata do të bashkohen me më shumë se 5000 satelitë të tjerë të Starlink. Ndryshe, Starlink ofron internet me shpejtësi të lartë në mbarë botën. Kjo nisje vjen pak më shumë se 24 orë pasi SpaceX lëshoi 23 satelitë të tjerë Starlink nga Florida, SHBA.

SpaceX gjithashtu po blen një kompani për prodhimin e parashutave të cilat përdoren për misione hapësinore. Prodhuesi i anijeve kozmike në pronësi të miliarderit të teknologjisë Elon Musk po blen Pioneer Aerospace i cili prodhon parashuta për raketa. SpaceX do të paguajë 2.2 milionë dollarë për Pioneer. Është një blerje e rrallë për SpaceX dhe e para që kur pagoi 524 milionë dollarë për startupin satelitor Swarm në vitin 2021, në një lëvizje që zgjeroi rrjetin e saj satelitor Starlink. Pioneer, i themeluar në vitin 1938, ka siguruar parashuta për një numër misionesh të SpaceX dhe NASA-s.