Aktualitet

Sot protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë/Bllokohen disa rrugë!

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi sot bllokimin e disa segmenteve rrugore në kryeqytet dhe kjo si pasojë e zhvillimit të një tubimi të opozitës përpara bashkisë. Protesta nis në orën 11:00 e deri në mbyllje të saj, nuk lejohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin kryesor pranë godinës së bashkisë.

Uniformat blu iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore e të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit. Mes këtyre rrugëve, sugjerohen Unaza e Mesme dhe ajo e Madhe e Tiranës.

Njoftimi zyrtar:

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.