Mbërmjen e sotme në Arenën Kombëtare të kryeqytetit, në orën 20:00 do të luhet gjysmëfinalja e parë e Final Four, mes Partizanit dhe Skëndërebut, ku skuadra fituese do të luaj për titullin kampion të Shqipërisë me fituesin e çiftit tjetër Egnatia-Vllaznia.
Të kuqtë vijnë disi më favoritë duke qenë se e mbyllën në vendin e dytë kampionatin dhe kanë avantazhin e barazimit. Në rast se dueli mbyll barazim, ata kalojnë në finale.
Nga ana tjetër korçarët kanë qenë surpriza e këtij sezoni duke e mbyllur të katërtit. Por në përballjet me “demat”, ata kanë fituar 2 herë ndërsa kanë marrë një barazim dhe një humbje.
Statistika që duket se janë ndryshe nga parashikimet në letër, megjithatë gjithçka mbetet për t’u shijuar këtë mbrëmje në kryeqytet ku dy prej 4 skuadrave më të mira të kampionatit do të duelojnë me njëra tjetrën për pjesëmarrjen në finalen e madhe., por edhe për paratë, pasi kujtojmë që 4 skuadrat e para do të kenë disa bonuese financiare, i pari është ndarja e shpërblimeve nga 10, 7, 5 dhe 2 milion lekë, ndërkohë që në përfundim të fazës Final Four paratë e grumbulluara nga biletat, 60% e tyre do t’i ndahet pikërisht 4 skuadrave të para.
Gjithësesi kujtojmë se skuadra Kampione e Vendit që do të fitojë finale do të marrë pjesë në farën e para paraeliminatore të Champions League, një objektiv që për Skëndërbeun vlen vetëm për të ulur 1 nga 10 pjesëmarrjet në Europë që është dënuar nga UEFA, pasi dënimi ndaj tyre nuk është me vite kalendasrike por me pjesëmarrje në Europë që përllogaritet në bazë të klasifikimit sportiv.
Por që nga ky dënim, përfiton Tirana e vendit të pestë në klasifikim, duke qenë se Kupën e Shqipërisë e fitoi Egnatia që gjithashtu është në garë për në Europë edhe nga gara e kampionatit pasi e mbylli sezonin në vendin e parë.