Aktualitet

Sot nuk ka shpëtim nga i nxehti/Vendi i mbërthyer nga masat ajrore afrikane!

Masat e nxehta ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut kanë mbërthyer vendin me temperatura që sot variojnë 20-42 gradë celcius. Moti parashikohet i kthjellët në territor, përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut e në lindje. Në disa raste do të shoqërohen me reshje në formën e shtrëngatave dhe breshër. Pas orëve të pasdites, shirat ndërpriten.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut, si dhe në lindje të territorit në orët e mesditës e të pasdites.

Në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit, në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) ka zhvillim të shpejtë të vranësirave vertikale, të cilat shoqërohen me reshje shiu të dobta. Për një periudhë të shkurtër kohore, reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites ka ndërprerje të shirave në këto zona. Ka mjegullinë dhe shikim të reduktuar në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale (prani e reshjeve të shiut).

Era fryn me drejtim veriperëndim – verilindje dhe me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale, era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
24/38
Diell re

Kukës
23/36
Diell re shi

Lezhë
22/37
Diell re

Dibër
20/37
Diell re shi

Durrës
32/38
Diell re

Tiranë
25/39
Diell

Elbasan
23/41
Diell

Berat
21/42
Diell re shi

Vlorë
25/36
Diell re

Korçë
22/34
Diell re shi

Gjirokastër
24/40
Diell re shi

Sarandë
24/35
Diell