E premtja sportive erdhi me ndryshime sot në “Pasò” teksa krahas Glentit në prezantim, ishte Edi Manushi, të shoqëruar edhe nga Redi Jupi e Lorenc Jemini. Katërshja e dashur sportive erdhi për të folur për atë që ata dinë shumë mirë, për sportin, për futbollin.
Por as lidhjet telefonike nuk munguan, teksa i ftuar këtë herë ishte Gëzim Sinemati. Në “Pasò” sot u fol për gjithçka, nga vizita e Presidentit të UEFA-s në Tiranë, deri te lidhja e futbollit me politikën. Lidhur me ardhjen e presidentit të UEFA-s, Ceferinit, në Tiranë, Sinemati u shpreh si më poshtë.
Në takim kanë qenë dy njerëzit që e kanë përkëdhelur më shumë Armand Dukën, Kryeministri dhe Presidenti i UEFA-s.
Ndërkohë, lidhur me raportin e futbollit dhe politikës, duket se Sinemati dhe Jupi ranë dakord, që kjo lidhje duhet të ekzistojë padiskutim. Ata pohuan se politika duhet të ndërhyjë në sport, dhe se futbolli ynë ka qenë shumë i përfshirë në politikë. Në mbyllje, Sinemati bëri një deklaratë, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Futbolli ka vdekur. Mos t’ia djegim edhe trupin. Ta ruajmë siç është, mos ta djegim fare…