Celebrities Gossip Showbiz

“Sot në club kërcen lambada, dukesh bukur si Beniada”, Poni i dedikon këngë të preferuarës së saj në ‘BBV’, Beniadës!

Të gjithë flasin për ta. Bëhet fjalë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për ata që prej më shumë se 100 ditësh jetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Çdo veprim i tyri padyshim që bën shumë bujë dhe shihet me sy kritik ashtu si jo vetëm i tyri, por dhe i çdo personi që bëhet pjesë. Shumë u përfol hyrja e reperit Mozzik dhe para pak ditësh një tjetër këngëtare ju bashkua shtëpisë. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren e mirënjohur Ponin, e cila erdhi si surprizë për Beniadën. Për modelen bukuroshe, Poni ishte artistja e preferuar e saj.

E gjithashtu dhe për artisten duket se Beniada është e preferuara e saj teksa i ka dedikuar dhe një këngë. Duket se ky ‘Big Brother’ ka krijuar shumë trende ku një ndër to është kompozimi i këngëve për banorët. Nisur që nga ‘Piloti’ për Monikën, kënga e Sabianit për Ilirin e duke vazhduar me këngën që Sinan Hoxha i dedikoi sërish për Beniadën e duke vazhduar me Ponin së fundmi.

‘Vajzat shqiptare’ quhet kënga dedikuar modeles dhe vajzave shqiptare.

Pas qëndrimit të Ponit disa minuta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, këngëtarja bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram duke ju drejtuar njerëzve që të kenë kujdes lidhur me komentet negative për ta pasi janë të izoluar dhe çdo i jashtëm që hyn në shtëpi e shohin si ‘ndihmë’ për të kuptuar se çfarë ndodh jashtë.