Dita e parë e muajit tetor shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë, pijes së preferuar me të cilën zgjohen miliarda njerëz në të gjithë botën. Duke folur për pijet, rezulton të jetë më e preferuara në nivel global pas ujit. Sipas një kurioziteti, në kulturën antike arabe e ndoshta edhe sot në Arabinë Saudite, një grua mund të kërkojë ligjërisht divorcin nga bashkëshorti, nëse në mëngjes nuk i çohet një filxhan me kafe të mirë e të sapo përgatitur.
Në fakt ka disa kuriozitete për kafenë që nuk është thjesht një pije me aromë të mrekullueshme, por edhe një mjet për të ndërvepruar nga ana sociale. Pyetja e famshme a je për një kafe bën bashkë njerëzit edhe për të këmbyer informacione.
Kafet e freskëta janë përgatitur me një dashuri të dyfishtë më 1 Tetor, në këtë ditë të posaçme për të nderuar dhe festuar një nga përbërësit më të dashur dhe të njohur të kulturës botërore.
Sot në Ditën Botërore të Kafesë, Lori Caffe, simbol i ekselencës në tregun shqiptar e po ashtu në të gjithë rajonin, kompania prodhuese më e madhe, me një shumëllojshmëri të produkteve të kafesë më cilësore në vend, organizon në sheshin “Italia” në Tiranë, “Lori on wheels”, ku të gjithë qytetarët kanë mundësi të shkojnë të konsumojnë kafe dhe të degustojnë tendencat më të reja të saj e përkatësisht Espresso Martini dhe Espresso Tonic.
Lori Caffe u krijua në vitin 1994, me një objektiv të qartë: pasurimin e tregut shqiptar me aromën e vërtetë të kafesë ekspres italiane. Hapat e parë nisën me një furrë të thjeshtë, por pak pas krijimit të saj u konfirmuan vlerat e vërteta, të cilat bënë që objektivi për të arritur majat në tregun shqiptar dhe më gjerë të kthehej në realitet. Shija e mrekullueshme e kafesë Lori Caffe nuk njeh kufi sepse produktet përmirësohen në çdo kohë, bazuar në përmbushjen e kërkesave dhe kënaqësisë së klientit./Top Channel