Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
I ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte gazetari Flavio Qarri. Ai analizoi dhe komentoi situatat e “BBV3” dhe jo vetëm.
Këtë vit nuk ka një lider absolut. Është shumë agresive situata. Ajo që mund të them është që po luajnë shumë ngjashëm Romeo dhe Egla. Julin e shoh atë që është përpjekur mos të luajë dhe të ruajë veten.
Kush del sonte sipas tij?
Lidi mund të dalë. ‘Ujqërit e vjetër’ janë të parrezikuar… Liami për aq kohë sa ka historinë e biletave, e ndihmoi ajo historia.