Së fundmi, Sony dhe Honda Motor kanë ranë dakord zyrtarisht për një sipërmarrje të përbashkët në pronësi të barabartë që do të fillojë shitjen e makinave elektrike në vitin 2025. Sipas medieve të huaja, Honda e cila është edhe rivali më i madh Toyota Motor, ka qenë më i ngadalshëm në kalimin e automjeteve elektrike (EV) se sa prodhuesit globalë të automjeteve dhe është nën presionin e investitorëve për të prodhuar makina pa karbon dhe të pajisura me teknologji më të re.
Prodhuesi i makinave, ka thënë se planifikon të lançojë 30 modele EV dhe të prodhojë rreth 2 milionë modele EV në vit deri në vitin 2030. Në ndërmarjen e përbashkët, plan që u njoftua për herë të parë në mars dhe të quajtur “Sony Honda Mobility”, Honda do të sjellë ekspertizën e saj në ndërtimin dhe shitjen e makinave dhe Sony do të shtojë softuerin dhe teknologjinë e saj.
Ndërkaq, nga ana tjetër rikujtojmë se Volkswagen mund të shesë më shumë makina elektrike se Tesla deri në vitin 2024. Gjatë viteve të ardhshme, dy prodhuesit e makinave do të luftojnë për një rol udhëheqës në shitjet globale të automjeteve elektrike, duke e lënë pjesën tjetër të industrisë së makinave shumë prapa.
Prodhuesi gjerman ka njoftuar prej vitesh se ka ndërmend të shesë më shumë makina elektrike se kompania amerikane. Sipas një raporti të publikuar nga ‘Bloomberg Intelligence’, kjo më në fund mund të ndodhë në vitin 2024. Sjellim në vëmendje se Ford ka thënë së fundmi se do të tërheqë rreth 49,000 makina elektrike të modelit Mustang Mach-E nga tregu amerikan për shkak se një pjesë e makinës ka rrezik të mbingrohjes së pjesëve kryesore të baterisë dhe si rezultat i saj mund të çojë deri në humbje të fuqisë shtytëse.