Te shumtë janë personazhet e famshëm që ndër vite ia kanë besuar atij veshjet për ngjarjet më të rëndësishme të jetës. Ai është shumë i përkushtuar në ҫdo detaj të secilës prej veshjeve që krijon, duke qenë koherent me tendencat botërore e shpeshherë duke e sjellë ai vetë atë që do të shndërrohet në trend.
Po flasim për Valdrin Sahitin, i cili ka spikatur me kreativitetin e tij. Suksesi i stilistit brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton, Nicole Scherzinger në evente shumë të rëndësishme.
Ditën e sotme, stilisti do të organizojë një sfilatë ku di të prezantojë koleksionin e tij pranverë/verë 2022. Teksa disa nga të ftuarit tanimë e kanë treguar se do të jenë pjesë me anë të Instastory-ve të treguara ditë më parë dhe disa prej tyre janë: Ledri Vula, Sara Hoxha, Lori Hoxha, Elvana Gjata, Elita Rudi, Nora Istrefi, Capital T e të tjerë.
‘Prive’ ka mundur të zbulojë dhe disa foto nga ambienti ku do të zhvillohet sfilata dhe po bëhen përgatitjet.
Së fundmi, ylli televiziv Khloe Kardashian në daljen e saj të fundit publike gjithashtu ka zgjedhur një fustan të punuar nga stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Valdrini me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një video ku shihet Khloe, Valdrini ka shprehur falënderimit ndaj yllit Kardashian për përzgjedhjen e markës së tij.