Këngëtarja e njohur Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari thuhet se do të martohen sot pas 7 muajsh të fejuar. Burime për ‘TMZ’ kanë bërë me dije se dasma do të mbahet sonte. Ceremonia do të jetë ekskluzive dhe private me një listë prej 100 të ftuarish. Pritet që Bryan, vëllai i Britney-it të jetë në dasmë kurse prindërit e saj dhe motra jo.
Ende nuk dihet ende çfarë fustani do të zgjedhë Britney për ditën e saj të veçantë, por duke qenë se vizitat me Donatella Versace kanë qenë të afërta kohët e fundit, mundësia që fustani të dizenjohet prej saj nuk përjashtohet. Lajmi i dasmës erdhi pak javë pasi çifti u përball me abortin spontan, të cilin e ndan si lajm edhe me ndjekësit.
I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, në një intervistë foli për unazën e fejesës që mori për Britney-n, si dhe për abortin e saj. Në fillim, Asghari hezitoi të diskutonte për abortin, por u hap pasi tregoi se sa shumë dëshironte të bëhej baba.
Ne jemi pozitivë për gjithë këtë. Është diçka që u ndodh shumë njerëzve. Dhe një gjë e bukur që dëgjova ishte se ‘kur fëmija të jetë gati, do të vijë’… është një proces i zakonshëm dhe trupi i femrës është kaq i mahnitshëm dhe thjesht trupi i njeriut në përgjithësi është aq i bukur saqë shërohet vetë.
Britney Spears nga ana tjetër është e vendosur të mos heqë dorë nga ëndrrat e saj për të patur një fëmijë tjetër pas abortit. Pas dhimbjes, Britney tani thuhet se po shikon përpara dhe është e vendosur të mbajë shpresat e saj për t’u bërë përsëri nënë.
Krijuesja e shumë hiteve, e cila tashmë është nënë e Sean Preston dhe Jayden James, nga martesa e saj me Kevin Federline, është e vendosur të mbetet shtatzënë përsëri. Rikujtojmë, se pasi njoftoi se ishte në në pritje të ëmbël, Britney shkroi për frikën e saj për të pasur një fëmijë. Në një mbishkrim, të cilin Spears e fshiu, tha se kishte frikë të kishte një fëmijë në një botë ku kishte kaq shumë dokumentarë për jetën e saj.