Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu për raportin që ka me Kiara Tito.
Ditën e djeshme për herë të parë Luizi i ka treguar Kiarës rreth sëmundjes së tij të rrallë nga e cila vuan prej disa kohësh. Përveç kësaj ka treguar gjithashtu se ka vetëm 11 klinika në botë për kurimin e saj dhe një prej tyre, ku Luizi është interesuar është e zënë deri në gusht.
Mirëpo pak minuta më parë Luizi live në Prime u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët e tij. Aktori tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori ka shokuar deri më tani gjithë banorët dhe opinionin publik.
Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim ‘live’ në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.
Nga një sondazh i bërë nga TAR, publiku besoi se ai nuk gënjente, por pavarësisht besimit të ndjekësve, ai gënjeu.