Sezoni veror është tashmë shumë afër dhe padyshim që shumë prej nesh ka bërë planet se ku do t’i kalojë pushimet. Pas një dimri të lodhshëm, padyshim që mendojmë edhe detajet më të vogla se si do të kalojmë disa ditë relaksi.
Disa prej nesh i kanë bërë planet e disa të tjerë janë aktualisht duke u shplodhur në ndonjë vend të Shqipërisë, Europës apo botës. Por, jeni kuriozë të dini se ku preferojnë më së shumti shqiptarët ta kalojnë sezonin veror?
Në një sondazh të bërë nga TAR, ndjekësit tanë kanë pasur mundësi që të japin mendimin e tyre se ku kanë vendosur t’i kalojnë pushimet e tyre verore këtë vit. Shumica, pra 42% kanë zgjedhur të largohen nga kufijtë e shtetit, teksa 35% kanë zgjedhur që të pushojnë në bregdetin shqiptar. Por, nga ana tjetër një përqindje e konsiderueshme, 23%, ende nuk e kanë zgjedhur destinacionin e tyre.
Nga ana tjetër, sondazhi i ri në faqen tonë ngre pyetjen: “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP 3″ këtë javë?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.