Aktualitet Bota

Sondazhi i TAR/Harris apo Trump, kush i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA?!

Me 277 vota elektorale, që sipas projeksioneve tashmë i ka të siguruara nga 270 që nevojiten për të marrë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është në rrugën e kthimit në presidentin e 47-të të SHBA-së, dhe në të parin kryetar të shtetit amerikan në 100 vjet që merr një mandat të dytë presidencial jo të njëpasnjëshëm.

Republikani rrëmbeu fitoren në shtetin e lëkundur të Pensilvanisë, çmimi më i madh nga të gjithë swing states me numrin më të madh të votave elektorale mes tyre, 19. Përpara kësaj, Trump kishte siguruar edhe votat e dy shteteve të tjera të pavendosura, Karolinës së Veriut e Georgias, duke ia ngushtuar qe aty kundërshtares Kamala Harris rrugën drejt Presidencës.

Lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA, në faqen e Top Albania Radio, kishim ngritur një sondazh. Sipas ndjekësve tanë, cili nga kandidatët mendonin se do fitonte? Përgjigjet ishin këto: 52% kanë votuar për Kamala Harris dhe 48% kanë votuar për Donald Trump.

Nga ana tjetër, sondazhi i ri në faqen tonë ngre pyetjen: “Mendoni se me zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA, do të ndalet lufta në Ukrainë?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.